Aktualitet

I vihet flaka me lëndë djegëse farmacisë në Vlorë, autori filmohet nga kamerat e sigurisë

Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili spërkat me lëndë djegëse dhe më pas i vë flakën pjesës ballore të farmacisë.

3 Tetor 2022, 07:18 Nga A.B
I vihet flaka me lëndë djegëse farmacisë në Vlorë,
Digjet farmacia

VLORË- Një farmaci është djegur me lëndë djegëse gjatë natës, në bulevardin Vlorë-Skelë në lagjen 'Rinia'. Policia informon se farmacia është në pronësi të dy motrave, Resmina dhe Megi Isakaj. Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili spërkat me lëndë djegëse dhe më pas i vë flakën pjesës ballore të farmacisë.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 03.10.2022, gjatë natës, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një subjekt privat “Farmaci”, në administrim të shtetases R. I, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

 

digjet farmacia ne vlore resmina isakaj megi isakaj

Sondazh

Poll