Sport

HISTORIKE! Ferrieri Caputi, femra e parë që gjykoi një ndeshje të Serisë A…

Dueli mes Sassuolos dhe Salernitanas tashmë ka hyrë në historinë e futbollit italian dhe atij ndërkombëtar…

3 Tetor 2022, 07:16 Nga DOSJA

HISTORIKE! Ferrieri Caputi, femra e parë që gjykoi një ndeshje

ITALI - E diela ishte një ditë shumë e veçantë për Maria Sole Ferrieri Caputi, 31 vjeç, për të, për Italinë, për futbollin dhe për të gjitha femrat e botës. Ferrieri Caputi është gruaja e parë që ka arbitruar një ndeshje të Serisë A, ajo ishte gjyqtare kryesore në duelin midis Sassuolos dhe Salernitanas (5-0). 

Një takim që tashmë është bërë pjesë e historisë. Caputi ka lindur në Livorno dhe tashmë është ngritur në përgjegjësi dhjetorin e kaluar, kur mori pjesë në raundin e dytë të Kupës së Italisë, ku Cagliari fitoi 3-1 kundër Cittadella, nga Seria B. Caputi u dallua për anulimin e tre golave.

Tani ajo shkon një hap më tej, duke vepruar si gjyqtare kryesore në Serinë A. Kështu ajo i bashkohet kastit të femrave, që kanë arritur të menaxhojnë në kategorinë më të lartë të futbollit për meshkuj, si gjermanja Bibiana Steinhaus dhe francezja Stéphanie Frappart. Caputi ka një diplomë në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Pizës dhe në Sociologji nga Universiteti i Firences, por ëndrra e saj ka qenë gjithmonë e lidhur me fushën e futbollit.

Caputi filloi të gjykonte shtatë vjet më parë dhe u promovua në Serie C pesë vjet më vonë. Në fund të sezonit të kaluar, AIA (Shoqata Italiane e Arbitrave) njoftoi tashmë se një femër do të drejtonte në kategorinë e parë këtë sezon. Emërtimi, ndonëse ishte historik, nuk e kapi askënd në befasi për shkak të karrierës së Marias dhe meritave të saj sportive. Ajo u zgjodh gjithashtu për të udhëhequr Kupën Botërore të Indisë U-17 për femra 2022 (11-30 tetor).

Ferrieri Caputi i kaloi të gjitha kategoritë, që kur filloi në moshën 25-vjeçare në Serinë D. Edhe pse donte të bëhej futbolliste, në moshën 16-vjeçare zbuloi kursin e arbitrimit në Livorno, dhe rastësisht u dashurua plotësisht me bilbilin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll