Sport

Surpriza e mbrëmjes vjen në La Liga, Osasuna zbret nga kreu Realin, Benzema humbet penallti

Real Madrid nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Osasunas. Në takimin zhvilluar në 'Bernabeu', ekipi drejtuar nga Ancelotti bëri gjithçka për të dalë me tri pikë, por kundërshtari zhvilloi një ndeshje pozitive.

2 Tetor 2022, 23:05 Nga DOSJA

Surpriza e mbrëmjes vjen në La Liga, Osasuna zbret nga kreu Realin,

SPANJË- Real Madrid nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Osasunas. Në takimin zhvilluar në 'Bernabeu', ekipi drejtuar nga Ancelotti bëri gjithçka për të dalë me tri pikë, por kundërshtari zhvilloi një ndeshje pozitive.

Vinicius Junior zhbllokoi takimin dy minuta përpara fundit të pjesës së parë, por ekipi mik riktheu baraspeshën falë Kike Garcia në minutën e 50’. Osasuna mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 78’ pas daljes me të kuq të Unai Garcia, i cili u tregua naiv duke shtyrë Karim Benzema në zonë.

Penallti për Realin pas vendimit të VAR-it, por goditja e kapitenit u ndal në traversë. La Liga kryesohet nga Barcelona dhe Real Madrid me nga 19 pikë. Katalanasit kryesojnë përkohësisht falë golavarazhit më të mirë.

E.Ç (Dosja.al)

real madrid osasuna

Sondazh

Poll