Aktualitet

DETAJE/ U futën nga dritarja e pasme! Zbardhen lëvizjet e ‘maskave’ në Klos, goditën nënë e bir

Pasi kanë hyrë në banesë hajdutët kanë lidhur si fillim djalin e vogël të shtëpisë, që në ato momente ishte vetëm me nënën e moshuar, rreth 80 vjeçe. Të dy nënë e bir janë dhunuar me qytën e automatikut në kokë, duke iu krijuar fraktura të shumta

2 Tetor 2022, 11:17 Nga e.k
DETAJE/ U futën nga dritarja e pasme! Zbardhen lëvizjet e
Pamje nga vendi i ngjarjes

KLOS- Detaje të reja kanë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Klos. Mësohet se 5 grabitësit kanë hyrë në banesë nga dritarja e pasme e shtëpisë. 

Pasi kanë hyrë në banesë hajdutët kanë lidhur si fillim djalin e vogël të shtëpisë, që në ato momente ishte vetëm me nënën e moshuar, rreth 80 vjeçe. Të dy nënë e bir janë dhunuar me qytën e automatikut në kokë, duke iu krijuar fraktura të shumta. Pasi kanë kontrolluar nëpër dhoma, autorët kanë gjetur 8 mijë euro, 1 milion lekë shqiptare dhe sende me vlerë, ndërkohë që nga jashtë mendohej se banesa ruhej nga persona të tjerë, dhe më pas të gjithë janë larguar në drejtim të rrugës kryesore që të çon në Klos.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit ku 5 persona të armatosur kanë hyrë me dhunë në banesën e Përparim Lleshit në fshatin Dom të Klosit ku pasi kanë dhunuar, torturuar e më pas lidhur familjarët kanë grabitur dhe 8 mijë euro, 1 milion lekë shqiptare dhe sende me vlerë. Sipas dëshmive nënë e bir janë goditur disa herë me qyten e kallashnikovit ku për pasojë u janë shkaktuar dhe fraktura të rënda. Sipas informacione dyshohet se në këtë mgjarje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë të cilët mund të kenë qëndruar jashtë për të bërë roje. Deri më tani Policia ka bërë shoqërimin e 6 personave si të dyshuar apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

 

grabitje me arme ne klos

Sondazh

Poll