Aktualitet

Grabitja me armë në Klos/ Policia jep detajet: Janë shoqëruar 6 persona

2 Tetor 2022, 10:46 Nga e.k
Grabitja me armë në Klos/ Policia jep detajet: Janë
Foto ilustruese

KLOS- 6 persona janë shoqëruar nga policia e cila po zhvillohen hetimet e para për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Klos të Dibrës, ku një familjeje u grabitën disa mijëra euro.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Rreth orës 03.30, datë 02.10.2022,  në fshatin Dom, Klos,  persona ende të paidentifikuar dyshohet  nën kërcënimin e armës, janë futur në banesën e shtetases Sh.Ll,  e cila ndodhej në banesë së bashku me djalin e saj   dhe me forcë   ju kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare. Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës  për kapjen e personave të  përfshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit ku 5 persona të armatosur kanë hyrë me dhunë në banesën e Përparim Lleshit në fshatin Dom të Klosit ku pasi kanë dhunuar, torturuar e më pas lidhur familjarët kanë grabitur dhe 8 mijë euro, 1 milion lekë shqiptare dhe sende me vlerë. Sipas dëshmive nënë e bir janë goditur disa herë me qyten e kallashnikovit ku për pasojë u janë shkaktuar dhe fraktura të rënda. Sipas informacione dyshohet se në këtë mgjarje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë të cilët mund të kenë qëndruar jashtë për të bërë roje. Deri më tani Policia ka bërë shoqërimin e 6 personave si të dyshuar apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Sondazh

Poll