Grabitja me armë në Klos/ Si u torturuan nënë e bir! Flet i afërmi i familjes: Në fillim i lidhën dhe më pas i rrahën
Mësohet se është grabitur shtëpia e Përparim Lleshit. 5 grabitësit kanë hyrë me forcë duke shqyer dyert e shtëpisë, ku më pas kanë rrahur me qytat e armëve Përparim Lleshin dhe nënën e tij dhe pas i kanë lidhur me litar. Nga informacionet paraprake mësohet se grabitësit kanë lidhur fillimisht familjarët e më pas kanë kontrolluar të gjithë banesën.
KLOS- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Klos në orët e para te mëngjesit ku persona të armatosur grabiten me dhunë një banesë.
Mësohet se është grabitur shtëpia e Përparim Lleshit. 5 grabitësit kanë hyrë me forcë duke shqyer dyert e shtëpisë, ku më pas kanë rrahur me qytat e armëve Përparim Lleshin dhe nënën e tij dhe pas i kanë lidhur me litar.
“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tha i afërmi, që është dhe banor i zonës për mediat.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje familjarët për të dhënë më shume detaje rreth grabitjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit ku 5 persona të armatosur kanë hyrë me dhunë në banesën e Përparim Lleshit në fshatin Dom të Klosit ku pasi kanë dhunuar, torturuar e më pas lidhur familjarët kanë grabitur dhe 8 mijë euro, 1 milion lekë shqiptare dhe sende me vlerë. Sipas dëshmive nënë e bir janë goditur disa herë me qyten e kallashnikovit ku për pasojë u janë shkaktuar dhe fraktura të rënda. Sipas informacione dyshohet se në këtë mgjarje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë të cilët mund të kenë qëndruar jashtë për të bërë roje. Deri më tani Policia ka bërë shoqërimin e 6 personave si të dyshuar apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Sondazh
DW: Energji në kohë krize nga termocentrale lundruese! Ambientalistët kundër
Termocentralet lundruese Vlorë TIRANË- Dy termocentrale lundrues, që kanë hedhur tanimë spirancat e tyre në Gjirin e Vlor&eum...
Tentoi të përdhunonte 50-vjeçaren, arrestohet 65-vjeçari në Durrës, policia i gjen lëndë narkotike në banesë
Foto ilustruese DURRËS- Një 65-vjeçar i identifikuar me inicialet M.SH është arrestuar nga Polica e Durrësit, pasi ka ...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 02 tetor 2022
Titujt kryesorë të portaleve TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja....
Greqia 'uri' për punëtorë sezonalë, kërkon ndihmë nga Shqipëria
Foto ilustruese GREQI- Disa rajone në Greqi po kërkojnë punëtorë sezonalë nga Shqipëria, për të përballua...
Grabitja me armë në Klos/ 5 persona të maskuar grabisin 8 mijë euro dhe dhunojnë e torturojnë nënë e bir
Shtëpia ku ndodhi grabitja KLOS- Një grabitje me maska ka ndodhur pak pas mesnatës në Klos. Reth orës 2 të mëngjesit 5 p...
Kthjellime, vranësira dhe rënie e temperaturave, moti për ditën e sotme (HARTA LIVE)
Foto ilustruese TIRANË- Territori Shqiptar për gjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e kushteve të q...
VIDEO/ Shiu s'i ndal shkelësit, me shpejtësi deri në 182 km/h në Tiranë-Durrës
Aksioni i policisë TIRANË- Moti i keq dhe reshjet e dendura nuk i dal drejtuesit e mjeteve që të tejkalojnë shpejtësinë ...
VIDEO/ Brenda shtëpisë së shkrumbuar një natë më parë në Laprakë, piktori i sëmurë ka mbetur pa strehë
Shtëpia e djegur TIRANË- Banesa e djegur një natë më parë në Tiranë rezulton të jetë e një mësu...
Ndërtoi pa leje në zemër të Tiranës/ Birn: Pallati te 'Myslym Shyri' vijon punimet, kompania u themelua nga zyrtari i PS
Kryetari i PS për Zall Herrin, Arben Maloku bashkë me kryebashkiakun Veliaj dhe deputetin Xhemal Qefalia TIRANË- Fushata e debatueshme e qev...
Banda shqiptare e “Eskos” sulmoi me bombë ish-kryeministrin grek, paratë e porositë i merrnin nga burgu i Koridalos
Esmin Ferhati GREQI- Mediat greke kanë nxjerrë informacione të reja për veprimtarinë e mafies shqiptare që vepronte n&e...
