Grabitja me armë në Klos/ 5 persona të maskuar grabisin 8 mijë euro dhe dhunojnë e torturojnë nënë e bir
Duke folur për mediat një i afërm i familjes tha se e gjithë fshati është i tronditur duke qenë se në atë zonë nuk ndodhin ngjarje të tilla. Ai rrëfeu dhe detaje nga grabitja e dhunshme me armë ku tregoi dhe se nënë e bir janë torturuar dhe më pasi lidhur me litar.
KLOS- Një grabitje me maska ka ndodhur pak pas mesnatës në Klos. Reth orës 2 të mëngjesit 5 persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur banesën e Përparim Lleshit në fshatin Dom.
Pasi janë futur në banesë 5 grabitësit t kanë lidhur si fillim djalin e vogël të shtëpisë, që në ato momente ishte vetëm me nënën e moshuar, rreth 80 vjeçe. Të dy nënë e bir janë dhunuar me qytën e automatikut në kokë, ku për pasojë u janë shkaktuar fraktura të shumta. Pasi kanë kontrolluar nëpër dhoma, autorët kanë gjetur 8 mijë euro, 1 milion lekë shqiptare dhe sende me vlerë. Ndërkohë Policia dyshon se jashtë banese ndodheshin dhe persona të tjerë të cilët kanë bërë roje. Më pas ata janë larguar drejt rrugës që të çon në Klos.
Duke folur për mediat një i afërm i familjes tha se e gjithë fshati është i tronditur duke qenë se në atë zonë nuk ndodhin ngjarje të tilla. Ai rrëfeu dhe detaje nga grabitja e dhunshme me armë ku tregoi dhe se nënë e bir janë torturuar dhe më pasi lidhur me litar.
“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tha i afërmi, që është dhe banor i zonës për mediat.
Aktualisht policia po vijon zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të grabitjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit ku 5 persona të armatosur kanë hyrë me dhunë në banesën e Përparim Lleshit në fshatin Dom të Klosit ku pasi kanë dhunuar, torturuar e më pas lidhur familjarët kanë grabitur dhe 8 mijë euro, 1 milion lekë shqiptare dhe sende me vlerë. Sipas dëshmive nënë e bir janë goditur disa herë me qyten e kallashnikovit ku për pasojë u janë shkaktuar dhe fraktura të rënda. Sipas informacione dyshohet se në këtë mgjarje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë të cilët mund të kenë qëndruar jashtë për të bërë roje. Deri më tani Policia ka bërë shoqërimin e 6 personave si të dyshuar apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Sondazh
Kthjellime, vranësira dhe rënie e temperaturave, moti për ditën e sotme (HARTA LIVE)
Foto ilustruese TIRANË- Territori Shqiptar për gjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e kushteve të q...
VIDEO/ Shiu s'i ndal shkelësit, me shpejtësi deri në 182 km/h në Tiranë-Durrës
Aksioni i policisë TIRANË- Moti i keq dhe reshjet e dendura nuk i dal drejtuesit e mjeteve që të tejkalojnë shpejtësinë ...
VIDEO/ Brenda shtëpisë së shkrumbuar një natë më parë në Laprakë, piktori i sëmurë ka mbetur pa strehë
Shtëpia e djegur TIRANË- Banesa e djegur një natë më parë në Tiranë rezulton të jetë e një mësu...
Ndërtoi pa leje në zemër të Tiranës/ Birn: Pallati te 'Myslym Shyri' vijon punimet, kompania u themelua nga zyrtari i PS
Kryetari i PS për Zall Herrin, Arben Maloku bashkë me kryebashkiakun Veliaj dhe deputetin Xhemal Qefalia TIRANË- Fushata e debatueshme e qev...
Banda shqiptare e “Eskos” sulmoi me bombë ish-kryeministrin grek, paratë e porositë i merrnin nga burgu i Koridalos
Esmin Ferhati GREQI- Mediat greke kanë nxjerrë informacione të reja për veprimtarinë e mafies shqiptare që vepronte n&e...
Antimafia italiane: Bandat shqiptare konkurrojnë tregun, me maqedonasit i lidhin zakonet
Antimafia italiane ITALI- Veprimtaria e mafiozëve po kthehet gjithnjë e më shumë “drejt infiltrimit ekonomik dhe financiar”...
Dita ndërkombëtare e të moshuarve në Shqipëri, 80-vjeçari i vetmuar: Kam 8 vite pa parë djalin, rri në Belgjikë pa letra
Të moshuarit SHKODËR- 80-vjeçari Smajl Hyka, nga fshati Jubicë i Malësisë së Madhe, për një kohë të...
Tetori rozë, muaji i luftës kundër kancerit të gjirit
Tetori rozë TIRANË- Tetori rozë nisi sot, muaji i luftës kundër kancerit të gjirit dhe muaji i ndërgjegjësimit p&eu...
Kosova jep 42 mln euro për fermerët/ Resuli: E kuptoni ku jemi katandisur? Amanet akademinë e çobenjve
Ervin Resuli dhe Frida Krifca TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ervin Resuli krahason masat e marra nga qeveria shqiptar...
VETTINGU/ Gjyqtarja e Tiranës has probleme me pasurinë: Kam shumë florinj! I shoqi: Vij nga familje hebrenjsh, noteri më ngatërroi emrin
Gjyqtarja e Tiranës, Ariana Gumbardhi Caco dhe bashkëshorti i saj në cilësinë e përfaqësuesit ligjor, avokati Artur Gumbard...
