Aktualitet

VIDEO/ Shiu s'i ndal shkelësit, me shpejtësi deri në 182 km/h në Tiranë-Durrës

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

1 Tetor 2022, 23:20 Nga F.M
VIDEO/ Shiu s'i ndal shkelësit, me shpejtësi deri në 182
Aksioni i policisë

TIRANË- Moti i keq dhe reshjet e dendura nuk i dal drejtuesit e mjeteve që të tejkalojnë shpejtësinë e lejuar. Në një video të publikuar nga Policia e Shtetit, shihet se shumë grupe të efektivëve ndodhen në rrugën interurbane Tiranë- Durrës-Tiranë. Në njoftim bëhet me dije se Policia Rrugore e Tiranës ka konstatuar drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi deri në 182 km/h si dhe me shpejtësi të tjera, tejet të larta që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore nisur dhe nga prezenca e lagështirës në rrugë.

Duke marrë shkas nga shkeljet e konstatuara në akset rrugore dhe nga moti me reshje shiu, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi nga Policia e Shtetit/Monitorim intensiv i qarkullimit, duke përdorur makinat inteligjente dhe radarët automatikë.

Në rrugën interurbane Tiranë- Durrës-Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës ka konstatuar drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi deri në 182 km/h si dhe me shpejtësi të tjera, tejet të larta që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore nisur dhe nga prezenca e lagështirës në rrugë. Duke marrë shkas nga shkeljet e konstatuara në akset rrugore dhe nga moti me reshje shiu, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të ruajnë distancën gjatë qarkullimit, të vendosin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të mos drejtojnë automjetet apo motomjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Në të gjitha akset rrugore kryesore, në qendrat urbane e në akset kryesore rurale, janë prezente shërbimet e Policisë Rrugore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t'i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme. Të gjitha rrugët nacionale dhe qendrat urbane monitorohen 24/7 nga makinat inteligjente dhe nga radarët automatikë.

policia e shtetit

Sondazh

Poll