Aktualitet

VIDEO/ Brenda shtëpisë së shkrumbuar një natë më parë në Laprakë, piktori i sëmurë ka mbetur pa strehë

Kola jetonte i vetëm pasi të gjithë familjarët i kanë ndërruar jetë dhe mbijetonte me kemp.

1 Tetor 2022, 22:35 Nga F.M
VIDEO/ Brenda shtëpisë së shkrumbuar një natë më
Shtëpia e djegur

TIRANË- Banesa e djegur një natë më parë në Tiranë rezulton të jetë e një mësuesi dhe piktori, Ilirjan Kola. Ky i fundit prej 35 vitesh është i sëmurë e askush nuk kujdeset për të, por tashmë ka mbetur edhe pa strehë.

Kjo pasi një zjarr aksidental përfshiu shtëpinë ku jetonte në Laprakë, në rrugën Lord Bajron dhe e shkrumboi atë.

Kola jetonte i vetëm pasi të gjithë familjarët i kanë ndërruar jetë dhe mbijetonte me kemp. Balkanweb ka publikuar pamjet nga banesa dhe shkruan se askush nuk është interesuar për ta ndihmuar të moshuarin që mbeti pa shtëpi.

ilirjan kola

Sondazh

Poll