Aktualitet

Kosova jep 42 mln euro për fermerët/ Resuli: E kuptoni ku jemi katandisur? Amanet akademinë e çobenjve

Ai i referohet një deklarate të bërë nga ministrja Frida Krifca, e cila tha se do të hapë një Akademi për çobenjtë. 

1 Tetor 2022, 19:51 Nga F.M
Kosova jep 42 mln euro për fermerët/ Resuli: E kuptoni ku jemi
Ervin Resuli dhe Frida Krifca

TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ervin Resuli krahason masat e marra nga qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës për përballimin e krizës pas luftës së nisur në Ukrainë. Duke postuar statusin e ministrit Peton Peci, i cili shkruan se Kosova ka ndarë mbi 42 milion euro deri më tani, Resuli thotë se Shqipëria është katandisur në kujdesin ndaj Akademisë së çobenjve. Me këtë të fundit, ai i referohet një deklarate të bërë nga ministrja Frida Krifca, e cila tha se do të hapë një Akademi për çobenjtë. 

"E kuptoni ku e kan katandisur ?!
Kosova deri më tani shpërndan 42.000.000 euro !
Ne kaq kemi gjithë buxhetin e skemës kombëtare për 84.000 fermer !
Amanet "akademin e çobenjeve" pa tjerat i rregullojmë,"- shkruan Resuli. 

ervin resuli

Sondazh

Poll