Aktualitet

I kërkuar për grabitje, 18-vjeçari me lot në sy dorëzohet në polici: Jam lodhur nga arratia

I armatosur me thikë dhe nganjëherë me shuplaka dhe grushta, ai i detyronte viktimat e tij të dorëzonin gjerdan ose bizhutë e floririt.

1 Tetor 2022, 18:22 Nga I.A
I kërkuar për grabitje, 18-vjeçari me lot në sy
Policia Italiane

ITALI- Një shqiptar i kërkuar për grabitje është dorëzuar te autoritetet italiane. Ilpiccolo shkruan se 18-vjeçari ishte kreu i një bande të përbërë nga të gjithë të miturit, me të cilët krijonte terror brenda stacionit hekurudhor të Triestes. I armatosur me thikë dhe nganjëherë me shuplaka dhe grushta, ai i detyronte viktimat e tij të dorëzonin gjerdan ose bizhutë e floririt.

Por sulmet u përjetësuan nga sistemi i mbikqyrjes video të stacionit. Djali kishte arritur t'i shpëtonte një arrestimi të parë, por një kontrolli të kryer nga patrulla e policisë e cila e përgjoi në kthimin e tij në Itali. Ndërkohë sot 18-vjeçari shqiptar, i përlotur u tha policëve se ishte lodhur duke ikur dhe donte të dorëzohej. Ai ishte në kërkim edhe si autor i tre grabitjeve të kryera në stacionin hekurudhor të Genovas. Tani ai ndodhet në burgun e Triestes.

arestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll