Aktualitet

E rëndë në Klos, gomari kafshon 50-vjeçaren në Klos, i shkakton plagë në të gjithë trupin

Gruaja, rreth 50 vjeç është kafshuar nga gomari duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë.

1 Tetor 2022, 18:03 Nga F.M
E rëndë në Klos, gomari kafshon 50-vjeçaren në Klos,
Gomari dhe ambulanca

KLOS- Një grua është plagosur rëndë pasi e ka sulmuar dhe kafshuar një gomar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Bashkisë Klos.

Gruaja, rreth 50 vjeç është kafshuar nga gomari duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë.

Gruaja nga Klosi është dërguar me ambulancë në spitalin e Burrelit, por mjekët nga aty e kanë nisur për një trajtim më të specializuar drejt Tiranës për në spitalin e Traumës.

Banorë të zonës tregojnë se gomari i ka kafshuar jo vetëm fytyrën, por edhe krahët, duke i lënë plagë në të gjithë trupin e duke e gjakosur.

bashkia klos

Sondazh

Poll