Aktualitet

Bie nga kati i katërt i pallatit 11-vjeçarja në Sarandë, niset me helikopter drejt Tiranës

11-vjeçarja është nisur me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.

1 Tetor 2022, 15:22 Nga F.M
Bie nga kati i katërt i pallatit 11-vjeçarja në Sarandë,
Foto Ilustruese

SARANDË- Një 11-vjeçare ka rënë nga kati i katër i pallatit ku banonte. Mësohet se e mitura ka qenë në ballkon në momentin që ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në mënyrë aksidentale. 11-vjeçarja është nisur me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.

E vogla ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ajo është futur në sallën kirurgjikale në spitalin e Traumës dhe po i nënshtrohej një operacioni.

sarande 11-vjecarja ne sarande

Sondazh

Poll