Aktualitet

Kaloi kufirin me mijëra paund të padeklaruara me vete, kapet shqiptari nga Kosova në Morinë

Gjatë kontrollit të mjetit,  u gjetën dhe sekuestruan 14 000 paund dhe 2600 euro, të padeklaruara nga 31-vjeçari.

1 Tetor 2022, 13:52 Nga A.B
Kaloi kufirin me mijëra paund të padeklaruara me vete, kapet shqiptari
Para

TIRANË- Policia ka arrestuar në Morinë një 31-vjeçar i cili kishte para të padeklaruara. I riu me mjetin 'Porsche' u ndalua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në vijën e dytë të kontrollit. Gjatë kontrollit të mjetit,  u gjetën dhe sekuestruan 14 000 paund dhe 2600 euro, të padeklaruara nga 31-vjeçari. Ky person, lindur në Kosovë dhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar, do të hetohet për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sekuestrohen 14 000 paund dhe 2600 euro dhe procedohet penalisht shtetasi kosovar që nuk i deklaroi paratë në kufi. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin B. G.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 14 000 paund dhe 2600 euro, të padeklaruara nga 31-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. G., 31 vjeç, lindur në Kosovë dhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

paund te padeklaruara

Sondazh

Poll