Aktualitet

Një tjetër kullë në qendër! Rama zbulon planin për ndërtimin e “Tirana Multifunctional Center”

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se konkursi do të zhvillohet mes 5 studiove prestigjoze të arkitekturës bashkëkohore. Po ashtu, ai ka theksuar se kjo ndërtesë do të forcojë më tej profilin e metropolit rajonal.

1 Tetor 2022, 13:49 Nga I.A
Një tjetër kullë në qendër! Rama zbulon planin për
Kulla

TIRANË- Një tjetër kullë do të ndërtohet në qendër të Tiranës. Sot po zhvillohet konkursi ndërkombëtar për projektin fitues midis 5 kompanive arkitekturore për ndërtimin e “Tirana Multictional Center”. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se konkursi po bëhet mes 5 studiove prestigjoze të arkitekturës bashkëkohore. Po ashtu, ai ka theksuar se kjo ndërtesë do të forcojë më tej profilin e metropolit rajonal.

Në prezantimin e projektit të ndërtimit të kullës pranë Teatrit të Operas dhe Baletit është theksuar se ky ndërtim po mbështetet në traditën shqiptare të disa qyteteve në vend. Ndër to përmendet stili i shtëpisë së Zekatëve në Gjirokastër, Pallati me Kuba në Tiranë, si dhe i kalasë së Beratit.

Një tjetër kullë në qendër! Rama zbulon planin për

Postimi i Plotë:

Tirana Multifunctional Center Konkursi Ndërkombëtar për projektin fitues mes 5 studiove prestigjoze të arkitekturës bashkëkohore, për një ndërtim të tillë në qendër të Tiranës, që do të forcojë më shumë profilin e metropolit rajonal të së ardhmes për kryeqytetin tonë.

tirana multifunctional center edi rama

Sondazh

Poll