Aktualitet

Multimilionere nga inceneratorët, 90-vjeçarja Gurakuqi: Më kanë bllokuar lekët që kisha ruajtur për të operuar sytë

Ajo tregoi se nuk e di kush e implikoi në këtë histori dhe bën thirrje ndaj qeverisë, që t’i japë mbrapsht paratë, pasi ka nevojë urgjente për të operuar sytë.

1 Tetor 2022, 13:22 Nga I.A
Multimilionere nga inceneratorët, 90-vjeçarja Gurakuqi: Më
Haxhire Gurakuqi

TIRANË- Haxhire Gurakuqi, është 90-vjeçarja që e gjeti veten pa kuptuar si pronare multimilionere nga afera e inceneratorëve. Ajo ndodhej ende në shtëpinë e të moshuarve, me disa brenga brenda saj.

Në një intervistë për News 24, ajo u shpreh se pak para që i kishin dhuruar për operim, banka ia ka bllokuar pasi rezulton debitore ndaj saj. Ajo tregoi se nuk e di kush e implikoi në këtë histori dhe bën thirrje ndaj qeverisë, që t’i japë mbrapsht paratë, pasi ka nevojë urgjente për të operuar sytë.

Edi Rama më ka bërë biznesmene. Nëse do ishte ashtu nuk vija këtu, blija një pallat. Kërkova një banesë sociale, nuk ma dhanë Bashkia. Kisha disa lekë dhe 600 e ca euro, i futa në dhe, i mbulova kisha frikë mos i vidhnin. Më mirë të mi kishte vjedhur ndonjë i varfër, jo qeveria. Shkova mora lekët dhe i futa në bankë. Të më japin lekët, të operoj sytë, të mos shoh errësirë”, tha Gurakuqi.

 

haxhire gurakuqi

Sondazh

Poll