Politike

Zgjedhjet lokale, Paloka: Berisha do jetë në krye të grupit negociator me aleatët

Ai tha se pas miratimit të rregullores për primare, do të vijojnë bisedimet me aleatët dhe se vetë kreu i PD-së, Berisha do të jetë negociatori kryesor.

1 Tetor 2022, 14:12 Nga A.B
Zgjedhjet lokale, Paloka: Berisha do jetë në krye të grupit
Edi Paloka

TIRANË - Sot, Partia Demokratike do të jetë kontaktet me aleatët për përcaktimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale. Kështu deklaroi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Edi Paloka. Ai tha se pas miratimit të rregulloreve për primare, do të vijojnë bisedimet me aleatët dhe se vetë kreu i PD-së, Berisha do të jetë negociatori kryesor.

Menjëherë pas sot meqenëse ishte procesi i miratimit të rregulloreve të pengesave, do të kontaktojë me aleatët me të cilët do të bashkërendohen puna. Detajet se si do veprohet në rast se do të vendoset që aleatëve t'iu lihet një zonë e lirë, do të përcaktohen gjatë bisedimeve. Sot mbyllëm rregulloren, të gjitha këto do të përcaktohen në ditët në vazhdim. Besoj që vetë kryetari i PD do të jetë negociatori kryesor, z. Berisha ”, tha Paloka.

I pyetur nëse është një protestë për aksionin dhe atë deklaroi se ka marrë vendimet e duhura.

“Është një çështje që ishte në rëndin e ditës, u diskutua dhe u mor dhe vendimet e duhura që ju bëni t'i merrni vesh në momentin e kujdesit”, tha Paloka.

Sa i lidhur me deputetët e tjerë të PD-së, ai tha se janë të mirëpritur. “Deputetët e PD-së janë deputetë të PD-së kudo qofshin. Jane zgjedhur nga anëtarësia e PD-së. Janë mirëpritur në çdo moment dhe sigurisht janë të njëjta me pjesën tjetër, nuk ka asnjë mes nesh”, u Paloka.

edi paloka keshilli kombetar i pd 1 tetor 2022

Sondazh

Poll