Politike

Përfundon mbledhja e Këshillit të PD, Paloka: Në primaret votojnë edhe simpatizantët

Paloka deklaroi se në votim nuk do të marrin pjesë vetëm anëtarët e PD-së por dhe simpatizantët

1 Tetor 2022, 13:53 Nga A.B
Përfundon mbledhja e Këshillit të PD, Paloka: Në primaret
Edi Paloka

TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka bëri të ditur se për primaret do të votojnë jo vetëm anëtarët e Partisë Demokratike, por edhe simpatizantët e saj. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Paloka tha kryetarët e degëve, nuk do t’i ushtrojnë funksionet e tyre, teksa kandidojnë në primaret.

Ai u shpreh se gjatë kohës që ata do kandidojnë në primaret, funksionet do t’i ushtrojnë nënkryetarët e degëve. Ndër të tjera, Paloka nënvizoi se në mbledhje u vendos që të mbetet balotazhi si proces në primaret.

Ato që mund të konsiderohen risi nga primaret e fundit janë që në votime, që e përcakton statusi, në votime nuk do të marrë pjesë vetëm anëtarësia e PD-së, por do të marrin pjesë edhe simpatizantët e PD-së. U miratua propozimi i grupit të punës dhe i Kryesisë, sipas së cilëve, kryetarët e degëve që do të kandidojnë në primare, gjatë kohës që kandidojnë në primare, funksionet e tyre do t’i kryejnë një nga nënkryetarët e partisë, së degës. Gjatë primareve, kryetarët nuk do t’i ushtrojnë detyrat e tyre si kryetar.

Nëse do fitojnë në primare, do shpallen kandidatë zyrtarë të Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale, statuti parashikon që ata menjëherë nuk janë në pozicionin  e kryetarit, por të kandidatit për pushtetin lokal. Nëse nuk fitojnë primaret, do të vazhdojnë të mbajnë postin e kryetarit të partisë. Me vendim, u vendos që balotazhi do të qëndrojë”, theksoi ai.

keshilli kombetar i pd 1 tetor 2022

Sondazh

Poll