Politike

Konflikte me Ramën? Veliaj: Do ju bëhen gjunjët me kallo duke u lutur për diçka që s’ka për të ndodhur

Veliaj tha se ajo pjesë e opozitës që shpreson në një konflikt mes tij dhe kryeministrit Rama janë vulëhumbur.

1 Tetor 2022, 13:08 Nga A.B
Konflikte me Ramën? Veliaj: Do ju bëhen gjunjët me kallo duke u
Erion Veliaj

TIRANË- Në prezantimin e projekteve për Tirana Multifunctional Center, kryebashkiaku Erion Veliaj foli edhe për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama. Ai tha se ajo pjesë e opozitës që shpreson në një konflikt mes tij dhe kryeministrit Rama janë vulëhumbur.

“Kush mendon se i vetmi shans që ata [opozita] të fitojnë ndonjëherë në këtë qytet ose në këtë vend është që unë dhe Edi Rama të kemi konflikt, do ju bëhen gjunjët me kallo duke u lutur për diçka që s’ka për të ndodhur kurrë. S’ka asnjë arsye që, në momentin që këtij qyteti dhe këtij vendi punët po i shkojnë mirë – jo perfekt, ka shumë gjëra që ne duhet t’i bëjmë më mirë – por nëse janë vetëm në këtë shpresë, do të thotë se janë komplet vulëhumbur,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

erion veliaj

Sondazh

Poll