Politike

Berisha: Primaret janë një hap i jashtëzakonshëm e i rëndësishëm

Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se tashmë ata thjesht duhet që të zbatojnë statutin e votuar nga Kuvendi i PD-s. 

1 Tetor 2022, 11:59 Nga I.A

 

Berisha: Primaret janë një hap i jashtëzakonshëm e i
Sali Berisha

 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se zgjedhjet primare janë një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm. Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se tashmë ata thjesht duhet që të zbatojnë statutin e votuar nga Kuvendi i PD-s. 

"Tani vijmë te një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm. Vijmë te primaret. Grupi i punës ka bërë një punë intensive. Por grupi i punës ka pasur një fat sepse bazuar në të gjithë veprimtarinë, ne miratuam një statut bashkërisht. Dhe statuti ynë është statuti që ndryshon PD-në. E paraqet atë si një forcë tjetër politike para shqiptarëve. Prandaj ngado që sillemi, ne kemi vetëm një alternativë, të zbatojmë statutin e votuar nga Kuvendi i PD. Ky është një kusht themelor. Statuti është Kushtetuta për të mos ndryshuar rrugën dhe për të mos u kthyer siç kemi qenë. Shpesh u takon të dëgjoni, që këtë ta marrë kryesia, atë ta marrë kryesia. Po të ecim kështu, ne shkojmë drejt autokracisë. Çfarë është autokracia? Gjithë pushteti te kryetari dhe kryesia. Çfarë i mbetet anëtarit? Vetëm të duartrokasë. Ne do i lëmë pushtetin anëtarit të PD dhe ky është përcaktimi i statutit tonë. Ne do zbatojmë statutin si kushti i kushteve për të qenë nesër garanci i zbatimit të shtetit ligjor. Për të mos u thënë shqiptarëve se kullat nuk i shoh me sy, por do i shoh më satelit. Prandaj duhet të jemi të hekurt në zbatimin e statutit. Ne kështu shprehim luajalitetin ndaj anëtarëve që na kanë votuar dhe simpatizantëve tanë, tha Berisha.

sali berisha keshilli kombetar i pd 1 tetor 2022

Sondazh

Poll