Politike

'Kam marrë informacione'/ Berisha i ASHPËR: Urgjent të ndryshohet situata në PD, s'fitohet me makroaktivitete

Beriasha u shpreh se situata duhet ndryshuar urgjentisht.

1 Tetor 2022, 11:34 Nga A.B
'Kam marrë informacione'/ Berisha i ASHPËR: Urgjent të
Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi përballë anëtarëve të Partisë se ka marrë informacione për gjendjen e brendshme të saj. Ai u shpreh se situata duhet ndryshuar urgjentisht.

'Dicka tjetër më përcaktuese është mundi dhe djersa që duhet të derdhë çdo njëri prej nesh çdo ditë. Arritja e 7 marsit ishte madhore por jo vendimtare, arritja bëhet vendimtare kur çdo njëri prej jush të pyesë veten çfarë bëra sot, çfarë do bëj nesër për të fituar fitoren e PD. Është një oqean pune, një det pune, ku jemi ne me këtë? Jemi larg. Njeriu nuk ka gjë më të rëndësishme se realizmi, kushti themelor për të ndërtuar punën, suksesin, është të jesh realist. Koha është e veçantë, e rëndë, Shqipëria ka pasur diktatorë të frikshëm ama s'ka pasur kryeministër që tallej me qytetarët si Rama. Dje u thotë e hoqa fashon, sot thotë fasho është në fuqi. Sikur flet për kuzhinën e tij, për oborrin në Surrel, sikur energjinë e nxjerr nga shtëpia e tij dhe i trajton shqiptarët si askush tjetër. Ky ka kullën 14 kate pa leje, i duhet sateliti për ta parë, duhet të vjedhë me satelitët. PD është larg asaj që duhet të jetë. Si të jenë ata do të jemi ne, grup seksioni. Si funksionojnë qelizat tona, ashtu funksionon partia, se vjen një moment që nuk ka më konferenca shtypi, ai moment është votimi, mobilizimi, zhvillohet në nivel seksioni. Ku jemi ne në raport me këtë? Larg. Unë kam marrë gjatë gjithë kësaj kohë informacione, është urgjente ndryshimi i situatës. Askush të mos mendojë se mund të fitohet vetëm me makroaktivitete, jo nuk fitohet me këtë. Në këto kushte fitore nuk shohim, ne vetëm rrimë dhe shohim habira.'- tha Berisha.

sali berisha keshilli kombetar i pd 1 tetor 2022

Sondazh

Poll