Aktualitet

Prangoset 28 vjeçari në Fier, sekuestrohen mijëra fara kanabisi në banesën e tij (EMRI)

Policia është duke vijuar punën për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

1 Tetor 2022, 13:23 Nga A.B
Prangoset 28 vjeçari në Fier, sekuestrohen mijëra fara kanabisi
Kanabis

FIER- Rinol Kapaj, është vënë në prangat e policisë së Fierit. Gjatë operacionit “Shitësi” u arrestua 28-vjeçari pasi në kontrollin që u ushtrua në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 1088 fara të dyshuara cannabis sativa, me qëllim tregtimin e tyre. Policia është duke vijuar punën për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shitësi”, për goditjen e tentativës për tregtim të farave narkotike. Mbante 1088 fara kanabisi në banesë, me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari dhe sekuestrohen farat narkotike. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Shitësi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: -R. K., 28 vjeç, banues në Kashisht, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1088 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. 28-vjeçari dyshohet se i siguronte farat narkotike, me qëllim shitjen e tyre. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. K., si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne fier rinol kapaj

Sondazh

Poll