Aktualitet

I shkaktuan shtetit dëm prej 3 milion eurosh, Gjykata e Tiranës cakton masat e sigurisë për 7 biznesmenët

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se nga analizimi i të dhënave të 13 shoqërive, prokuroria tha se ato kanë funksionuar si furnizuese dhe kanë lëshuar fatura fiktive.

1 Tetor 2022, 12:41 Nga I.A
I shkaktuan shtetit dëm prej 3 milion eurosh, Gjykata e Tiranës cakton
Gjykata e Tiranës

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për 7 biznesmenë, të cilët akuzohen për mashtrimin me TVSH-në. Në njoftimin e Gjykatës thuhet se nga analizimi i të dhënave të 13 shoqërive, prokuroria tha se ato kanë funksionuar si furnizuese dhe kanë lëshuar fatura fiktive. Nga këto fatura, shtetit i është bërë një dëm prej afro 3 milionë eurosh.

Masat e vendosura:

Amarildo Hasrama u la "Arrest me burg"

Besim Ruçi u la "Arrest me burg"

Anxhelo Ruçi u la "Detyrim paraqitje"

Bledar Gupe nga "Arrest me burg" në "Arrest shtëpie"

Xhersi Sulaj nga "Arrest me burg" në "Arrest shtëpie"

Ajet Aluku u la "Arrest me burg"

Nelit Mihola u la "Arrest me burg"

 

gjykata e tiranës amarildo hasrama besim ruçi xhersi sulaj nelit mihola

Sondazh

Poll