Aktualitet

Po shkëmbenin 1 kg kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona, në kërkim një tjetër

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "White pack".

1 Tetor 2022, 10:36 Nga A.B
Po shkëmbenin 1 kg kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona,
Policia

TIRANË- Dy persona janë arrestuar në kryeqytet, pasi janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer kokainë. Policia informon se ka kapur në flagrancë në Marikaj, Sokol Gjeci dhe Albert Cenaj të cilët tentuan që t'i jepnin pakon me rreth 1 kg kokainë një 23-vjeçari. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "White pack". U kapën në flagrancë gjatë tentativës për t’i dhënë një 23-vjeçari, pakon me rreth 1 kg kokainë, vihen në pranga 2 bashkëpunëtorët. Shpallet në kërkim 23-vjeçari që do të merrte pakon me lëndë narkotike. Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe  shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ”ëhite pack", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- S. Gj., 54 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe A. C., 42 vjeç, banues në Shijak.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 23 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë evidentuar, në Marikaj, shtetasit e arrestuar S. Gj. dhe A. C., duke i dhënë pakon me rreth 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 23-vjeçarit që sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, është larguar me vrap. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakoja me 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Vijon puna për kapjen e 23-vjeçarit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne tirane tirane albert cenajs

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Shtator 2022, 21:10 k.m.

Energjia, ERE: Çmimet do rishikohen çdo muaj

Foto ilustruese TIRANË- Ditën  e sotme, kryeministri Edi Rama njofton se nuk do të aplikohet fasha prej saj. Por duket se rritja e &cce...