Aktualitet

Lëvizte me armë me vete, arrestohet 21-vjeçari në Kurbin

Mësohet se i riu me iniciale D.K, teksa pa policinë që po i afrohej hodhi armën dhe tentoi që të largohej nga vendngjarja.

1 Tetor 2022, 11:37 Nga I.A
Lëvizte me armë me vete, arrestohet 21-vjeçari në Kurbin
Arma

KURBIN- Një 21-vjeçar është arrestuar në Kurbin ditën e sotme, pasi është kapur me armë pa leje. Mësohet se i riu me iniciale D.K, teksa pa policinë që po i afrohej hodhi armën dhe tentoi që të largohej nga vendngjarja. Por policia arriti ta kap dhe së bashku me armën u sekuestruan po ashtu një krehër me 30 fishekë.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin / Falë bashkëpunimit me qytetarët, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi" Lëvizte me armë zjarri pushkë me vete, të gatshme për qitje, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe sigurinë publike, vihet në pranga 21-vjecari. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit pushkë, të cilën, i arrestuari e hodhi sapo pa punonjësit e Policisë. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas denoncimit të marrë për një shtetas që lëvizte në Laç, me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën, në kuadër të operacionit policor “Gjurmimi" dhe kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi D. K., 21 vjeç, banues në Laç, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit", pasi u kap afër banesës së tij, me një armë zjarri pushkë me vetë, të cilën e ka hedhur sapo ka parë punonjësit e Policisë. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pushkë dhe një krehër me 30 fishekë luftarakë në të. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

arrestohet i riu ne lac

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Shtator 2022, 21:10 k.m.

Energjia, ERE: Çmimet do rishikohen çdo muaj

Foto ilustruese TIRANË- Ditën  e sotme, kryeministri Edi Rama njofton se nuk do të aplikohet fasha prej saj. Por duket se rritja e &cce...