Politike

Zgjedhjet në FRPD, 20% e anëtarësisë në Kukës votojnë për kreun e ri

Këtë e ka bërë të ditur drejtuesi i forumi në Kukës Indrit Cengu me anë të një njoftimi për mediat.

1 Tetor 2022, 11:16 Nga I.A
Zgjedhjet në FRPD, 20% e anëtarësisë në Kukës
Indrit Cengu

KUKËS- Deri më tani në zgjedhjet e FRPD-së në Kukës kanë votuar 20% e anëtarësisë. Këtë e ka bërë të ditur drejtuesi i forumi në Kukës Indrit Cengu me anë të një njoftimi për mediat. Po ashtu ai ka theksuar se procesi ka qenë i rregullt dhe nuk ka pasur asnjë problem.

"Procesi për zgjedhjen e lidershipit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë është hapur në orën 8:00 deri në orën 18:00 kur mund të votojnë. Në dy orët e para të mëngjesit pjesëmarrja ka qënë e kënaqshme, afro 20% e të rinjve kanë shprehur vullnetin e tyre për zgjedhjen e lidershipit. Procesi do të vazhdojë të jetë i hapur deri në orën 18:00 ku të rinjtë mund të vijnë të votojnë. Procesi ka vazhduar të jetë i rregullt dhe nuk ka pasur asnjë problem," tha Cengu .

zgjedhje ne frpd 2022 indrit cengu

Sondazh

Poll