Politike

Zgjedhje në FRPD, mbi 600 të rinj demokratë në Fier hedhin votën për kryetarin e ri

Komisioni në Fier përbëhet nga 2 anëtarë, Denisa Muçaj kryetare dhe Elton Jaha ndërkohe që pritet të votojnë 300 anëtarë të FRPD-së.

1 Tetor 2022, 11:16 Nga A.B
Zgjedhje në FRPD, mbi 600 të rinj demokratë në Fier hedhin
Fleta e votimit

FIER- Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Votimi do të zhvillohet në Fier, Patos, Mallakastër dhe Roskovec. Janë 672 anëtarë të FRPD që do të zgjedhin kryetarin e ri të organizatës tyre rinore.

Komisioni në Fier përbëhet nga 2 anëtarë, Denisa Muçaj kryetare dhe Elton Jaha ndërkohe që pritet të votojnë 300 anëtarë të FRPD-së.

Roskovec, qendra e votimit ndodhet te selia e PD; votojnë  65 anëtarë të FRPD. Në Patos votohet te zyra e Rithemelimit të PD, votojnë 152 anëtarë të FRPD dhe në Mallakastër, qendra e votimit është ngritur te Kinoteatri ku pritet të hedhin votën 155 anëtarë të FRPD.

Ka nisur edhe në Lushnjë, votimi për kryetarin e ri të FRPD nga 250 të rinj anëtarë të degës. Komisioni i votimit për bëhet nga: Emilia Zeneli, kryetare; Gabriel Xhoxhi, sekretar dhe Amarda Hajdini, anëtare.

zgjedhje ne frpd 2022

Sondazh

Poll