Aktualitet

Gjykata liron Xhimi Tarushin, burg për Ilir Bendon, dëshmia e inxhinierit: S’kam detyrë të ndjek çmontimet e skelave

19 Gusht 2019, 09:30 Nga DOSJA
Gjykata liron Xhimi Tarushin, burg për Ilir Bendon, dëshmia e

TIRANË-Gjykata e Tiranës vendosi sot masën ‘arrest me burg’ për Ilir Bendon, drejtues teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”, ku tre ditë më parë humbën jetën dy punëtorë në një pallat 13 katësh në Tiranë.

Ndërsa, për Xhimi Tarushin, drejtuesin Teknik të punimeve në firmën “Xhimi”, është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjatë seancës së gjyqit Bendo ka deklaruar se nuk mban ai përgjegjësi për çmontimin e skelave, pasi sipas tij nuk e ka të shkruar në kontratë një gjë të tillë.

“Nuk ndjek çmontimet e skelave, nuk e kam në kontratë të merrem me çmontimin e skelave.tha Bendo.

Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë një ditë më parë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimja.

Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e tiranes ilir bendo rrezohet skela vdekja e dy punetoreve ne tirane xhimi tarushi gjykata e tiranes ilir bendo rrezohet skela vdekja e dy punetoreve ne tirane xhimi tarushi

Sondazh

Poll