Aktualitet

"Tërbohet" shqiptarja, futet në shkollë me thikë dhe kërcënon nxënësit: Do t'ju ha, do t'ju rrah

Gruaja ka hyrë në shkollë e tërbuar dhe në mënyrë karakteristike ka bërtitur “Do ju ha, do ju rrah”. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të neutralizuar gruan, e cila më pas u dërgua në komisariat.

30 Shtator 2022, 17:11 Nga e.k
"Tërbohet" shqiptarja,  futet në shkollë me thikë
Shkolla ku ndodhi ngjarja

GREQI- Një 42-vjeçare me origjinë shqiptare identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur ka hyrë në një shkollë në Greqi dhe ka kërcënuar me thikë nxënësit, të cilët janë tmerruar nga gruaja e “tërbuar”. Ngjarja ka ndodhur sot në një shkollë në qytetin e Volosit, Greqi, shkruajnë mediat greke.

Gruaja ka hyrë në shkollë e tërbuar dhe në mënyrë karakteristike ka bërtitur “Do ju ha, do ju rrah”. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të neutralizuar gruan, e cila më pas u dërgua në komisariat.

Ndaj shqiptares është ngritur një dosje nga Policia e Magnezisë, e cila po heton ngjarjen. Po hetohet nëse gruaja është nënë e ndonjërit nga nxënësit e shkollës në fjalë ose në shkollat përreth zonës.

42-vjeçarja është e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve. Fëmijët e saj nuk frekuentojnë shkollën, por dyshohet se nxënësit e shkollës bullizonin një nga fëmijët e saj, por edhe vetë atë. Gruaja u arrestua dhe u urdhërua shtrimi i saj në spital.

greqi policia greke

Sondazh

Poll