Aktualitet

Banda ESCO/ 'Pipila' ishte dëshmitare e përdhunimeve, ruante artikujt e mediave

Në kontrollin e shtëpisë së 27-vjeçares u gjetën copëza të botimeve periodike, të cilat i referoheshin përdhunimeve të grabitësve dhe policia mendon se ajo i ka mbajtur si kujtim.

30 Shtator 2022, 16:12 Nga F.M
Banda ESCO/  'Pipila' ishte dëshmitare e përdhunimeve,
Pipila

GREQI- Dy persona të tjerë janë vënë në pranga nga policia greke, të cilët akuzohen se janë pjesë e bandës në Universitetin Politeknik, me në krye Esmin Ferhatin (Esko). Mediat greke shkruajnë se një prej të arrestuarve është një 27-vjeçare e njohur me nofkën 'Pipila'. Kjo e fundit, sipas mediave greke ka qenë dëshmitare në shumë raste kur anëtarët e bandës futeshin në shtëpi për t'i grabitur dhe sulmonin seksualisht gratë. Në shumë raste, rezulton se ajo ka parë edhe përdhunime. 

Në kontrollin e shtëpisë së 27-vjeçares u gjetën copëza të botimeve periodike, të cilat i referoheshin përdhunimeve të grabitësve dhe policia mendon se ajo i ka mbajtur si kujtim. Gjithashtu, u gjet edhe një automatik, ndërsa në emër të saj ishte makina e përdorur nga anëtarët e bandës për të kryer bastisje. Policia vlerëson se 27-vjeçarja është pjesëtare aktive i bandës.

Dy ditë më parë u arrestua shqiptari, Esmin Ferhati në Greqi, i njohur me pseudonimin “Esko”. 30-vjeçari vitet e fundit kishin gjetur rrugë në rezidencat studentore të Universitetit Politeknik, aty ku qëndronin para 4 vitesh me grupin e tij, të formuar nga shqiptarët. Ata kanë kryer grabitje dhe rrëmbime. Disa ditë më parë, Policia ka arrestuar 32 persona për këtë rast.

pipila esmin ferhati

Sondazh

Poll