Aktualitet

Pezullimi i shefit të komisariatit nr.1 dhe efektivëve për ndërtimet pa leje, AMP del me njoftim zyrtar

Në njoftim bëhet me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur urdhrat e pezullimit 30-ditor për kryekomisarin e efektivët.

30 Shtator 2022, 16:31 Nga F.M
Pezullimi i shefit të komisariatit nr.1 dhe efektivëve për
Policia e Tiranës

TIRANË- Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka dalë me njoftimin zyrtar për shefin e komisariatit të Farkës dhe tre vartësve të tij që janë pezulluar nga detyra pas konstatimit të ndërtimeve pa leje në territorin që kanë në juridiksion për ta kontrolluar. Në njoftim bëhet me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur urdhrat e pezullimit 30-ditor për kryekomisarin Bujar Mehmeti, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë; Flamur Sulën, shef i postës policore në Farkë, inspektorin e krimeve, Alban Rama dhe specialistin Nazmi Kareci. 

Njoftimi i policisë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur urdhrat e pezullimit 30-ditor, të nxjerrë nga Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit, pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka filluar hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për disa punonjës policie të Komisariatit të Policisë Nr.1, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe ka kërkuar pezullimin nga detyra, për:

– Kryekomisar B. M., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë;

– Nënkomisar F. S., me detyra Shef dhe Specialist i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë;

– Nënkomisar A. R., me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamzë, Tiranë (i cili ka kryer më parë detyrën e Specialistit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1);

– Inspektor N. K., me detyrë Ndihmës/specialist SPZ i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Pezullimi i tyre u bë pas hetimeve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në lidhje me ndërtimet pa leje të konstatuara në territorin që ka në juridiksion Komisariati i Policisë Nr.1.

Por si erdhi pezullimi? AMP vendosi të pezullojë nga detyra 4 zyrtarët pas hetimit që nisi me vendimin e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje. Zbatimi i vendimit nisi me pallati 9 katësh të biznesmenit Julian Morina, që ishte ndërtuar pa leje. Shtesa tjetër ishte një tjetër pallat në Farkë në pronësi të biznesmeni Pëllumb Salillari. Për të dyja këto ndërtesa, 4 zyrtarët nuk zbatuan procedurën ligjore për të parandaluar ndërtimet. Ndërkohë që godinat janë "sekuestruar" përmes vendimit të qeverisë, që parashikon shembjen vetëm në rast kur godina sipas IKMT nuk përmbush kriteret e sigurisë dhe planifikimit urban, ndërsa pronari ka të drejtë të blejë godinën ose ta falë atë për shtetin. Dje, u firmos edhe akti i parë. 4646 metra katrorë të ndërtuara pa leje te pallati i njohur si "Syri i Tiranës" iu falën shtetit nga kompania ndërsa vetë Rama tha se metrat do të përdoren për interes publik. 

bujar mehmeti nazmi kareci flamur sula

Sondazh

Poll