Aktualitet

Tentoi t'ia mbathte nga Policia por del "huq", arrestohet i riu shqiptar në Rimini! Policia i gjen kokainë dhe para në dhomë

Më pasi shqiptari u shoqërua për në dhomën e tij të hotelit ku pas kontrollit u gjeten disa paketime të vogla kanabisi e cila ishte gati për të dalë në treg. Gjithjashtu Policia gjeti dhe sekuestroi dhe një shumë parash e cila kapte vlerën e 1000 eurove. Hetuesit kanë dyshime se këto para të kenë ardhur nga trafiku i drogës.

30 Shtator 2022, 15:12 Nga e.k
Tentoi t'ia mbathte nga Policia por del "huq", arrestohet i riu
Foto ilustruese

ITALI- Një i ri shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në prangat e Policisë së Riminit mbrëmjen e djeshme. Ai akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

I riu shqiptar ka qenë duke lëvizur mëe biçikletë për të shkuar në hotelin ku dhe po qëndronte ku dhe është pikasur nga agjentët e Policisë që panë tek ai sjellje të dyshimta. Ata i kanë bërë menjëherë thirrje për të ndaluar por i riu shqiptar ka tentuar që të ja mbathë. Arratia nuk zgjati më shumë se disa sekonda dhe ai u kap. 

Më pasi shqiptari u shoqërua për në dhomën e tij të hotelit ku pas kontrollit u gjeten disa paketime të vogla kanabisi e cila ishte gati për të dalë në treg. Gjithjashtu Policia gjeti dhe sekuestroi dhe një shumë parash e cila kapte vlerën e 1000 eurove. Hetuesit kanë dyshime se këto para të kenë ardhur nga trafiku i drogës.

itali policia italiane

Sondazh

Poll