Aktualitet

Kanabis-çokollatë me logon e devesë! Kapet trafikanti tek Ish-Fusha e Aviacionit, droga iu gjet nën sedilje

Droga, sipas pamjeve të publikuara nga policia, shihet që ka të stampuar figurën e devesë, por kuptimi i saj nuk dihet. 

30 Shtator 2022, 16:01 Nga F.M
Kanabis-çokollatë me logon e devesë! Kapet trafikanti tek
Droga

TIRANË- Një 34-vjeçar me inicialet L. B., banues në Tiranë është vënë në pranga pasi është kapur me kanabis në formë çokollate. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se droga të riut i është gjetur poshtë sediljes së makinës. Ai u vu në pranga pas kontrollit që iu bë në mjetin e tipit 'Seat', në momentin që u ndalua tek Ish-Fusha e Aviacionit. Droga, sipas pamjeve të publikuara nga policia, shihet që ka të stampuar figurën e devesë, por kuptimi i saj nuk dihet. 

Njoftimi i policisë Tiranë: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Camel 2", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate, vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Camel 2". Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. B., 34 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të automjetit tip "Seat" me drejtues shtetasin L. B., te Ish-Fusha e Aviacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë çokollate, të ndarë në pako. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes arrestohet 34 vjecari ne tirane

Sondazh

Poll