Aktualitet

VD- Konfiskohet subjekti në Myslym Shyri, Çuçi: Ka ndryshuar në mënyrë skandaloze projektin

Çuçi tha se ishte aritur të ulej 10-fish sipërfaqja e ndërtimit të pa leje në vend

30 Shtator 2022, 13:13 Nga A.B
VD- Konfiskohet subjekti në Myslym Shyri, Çuçi: Ka ndryshuar
Cuci

TIRANËNjë tjetër pallat pa leje është konfiskuar nga autoritete në Tiranë. Ministri Bledi Çuçi ishte i pranishëm në këtë aksion i cili u zhvillua në një zonë të 'Myslym Shyrit' në Tiranë. Ministri deklaroi se po verifikohen godina të tjera. Pavarësisht akuzave të bëra nga opozita, Çuçi tha se ishte aritur të ulej 10-fish sipërfaqja e ndërtimit të pa leje në vend. ndërsa se nëse edhe njohuri e tjera do të vepronin si politika, do të kishte rezultate më të mira.

Mësohet se në këtë objekt janë 2700 metër katrorë ndërtim në shkelje të lejes dhënë firmës ‘Arb Trans 2010’ me administrator Shyqyri Maloku dhe ish-ortak deri në vitin 2018 Arben Malokun, ish-administrator i Zall Herrit.

'Ndëshkohen dhe penalizohen njerëzit për një dhe një ditar që shpëtojnë. Sikur kjo pjesë e sistemit të produkteve të kishte bërë sa ka bërë politika, sot do kishim rezultate më të mira. Ky subjekt ka jo vetëm kate pa leje për një ndryshim skandaloz të projektit të miratuar më para. Sot pasi të mbarojnë verifikimet, do t'i nënshtrohet ligjit dhe çdo metër katror do t'i kthehet popullit.'- u shpreh Çuçi.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga konfiskimi duke u shprehur se asnjë metër shtesë e ndërtuar pa leje nuk do të lejohet. 

'VIJON OPERACIONI I LIGJZBATIMIT mbi çdo metër shtesë të ndërtuar pa leje për qëllim fitimi
*Atyre që thonë pse u kujtuat tani, u them jemi kujtuar që ditën e parë të punës, prandaj edhe kemi 10 herë më pak metra katrorë në shkelje të lejeve të ndërtimit, se sa kur e nisëm punë'- shkruan Rama në Facebook.

Ditën e sotme 4 zyrtarë të Policisë në Farkë përfshirë edhe shefin e Komisariatit nr.1, Bujar Mehmeti janë pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore që ka vendosur pezullimin për 30 ditë edhe për Flamur Sulën, shef i postës policore në Farkë, inspektorin e krimeve, Alban Rama dhe specialistin Nazmi Kareci. Ata akuzohen se janë përfshirë në çështjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës, ku dyshohet se nuk kanë marrë masa për të ndaluar ndërtimet pa leje.

Qeveria, miratoi një vendim që tentonte të amnistonte ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut. Por vendimi anashkalon Kodin Penal, i cili i klasifikon ndërtimet e paligjshme si vepër penale, që dënohet deri në 8 vite burg. Me gjithë tentativën e qeverisë për amnisti, zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e territorit me sa duket kanë ngurruar të mbajnë përsipër riskun për të mos bërë kallëzim penal, pasi kjo i ngarkon me përgjegjësinë e moskallëzimit të krimit. Deri më tani janë konfiskuar dy ndërtime, ndërsa Pëllumb Salillari u bë biznesmeni i parë që kallëzohej penalisht pas aksionit të qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje.

konfiskimi i kullave

Sondazh

Poll