Aktualitet

I kërkuar nga Spanja për trafik droge, Apeli vendos arrest shtëpie për bosin e 'Porcelanosës'

Nikolin Janina, dyshohet nga drejtësia spanjolle të jetë lideri i një grupi kriminal të trafikut të drogës.

30 Shtator 2022, 13:02 Nga A.B
I kërkuar nga Spanja për trafik droge, Apeli vendos arrest
Nikolin Janina

TIRANË- Gjykata e Apelit ka vendisur masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për bosin e 'Porcelanosës' Nikolin Janina. 

Biznesmeni shqiptar, Nikolin Janina u arrestua më 6 maj me qëllim ekstradimi në Spanjë, por gjykata e la në burg në pritje të dosjes së plotë hetimore nga Spanja, ndërsa sot u la i lirë nga qelia në “arrest shtëpi” . Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, e cila e la Janinën nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Nikolin Janina, dyshohet nga drejtësia spanjolle të jetë lideri i një grupi kriminal të trafikut të drogës. Policia dhe prokuroria Spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë. Autoritet e drejtësisë Spanjolle në vitin 2015 kanë marrë një vendim për caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj Janinës, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Pjesëmarrjes në grupe kriminale të trafikimit të narkotikëve”.

 

nikolin janina

Sondazh

Poll