Aktualitet

Plagosje në Kavajë/ 17-vjeçari godet me thikë dy persona, policia arreston adoleshentin

Dy personat e plagosur, me inicialet T.V dhe M.SH janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore

30 Shtator 2022, 13:08 Nga A.B
Plagosje në Kavajë/ 17-vjeçari godet me thikë dy persona,
Policia

KAVAJË- Plagosje në Kavajë. Një 17-vjeçar ka sulmuar e më pas plagosur me thikë një 25 dhe 16-vjeçar. Ngjarja e cila la pas dy persona të lënduar, ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre. Dy personat e plagosur, me inicialet T.V dhe M.SH janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Ndërkohë, policia ka kryer shoqërimin e autorit në komisariat, aty ku do të sqarojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes, që la pas dy persona të plagosur. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.09.2022, në Kavajë, në lagjen nr. 5, shtetasi F. S., 17 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin T. V., 25 vjeç dhe me sende të forta shtetasin M. Sh., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

plagosje ne kavaje

Sondazh

Poll