Art&Argëtim

Pas vdekjes së tij, familja e Dj të famshëm Aviccit shet të drejtat e muzikës

 Familja e artistit të ndjerë, Dj Avicii ka shitur 75% të inicizimeve dhe publikimeve të tij, kompanisë së njohur suedeze, Pophouse, duke ruajtur vetem 25% të të drejtave të tij të mbetura, për të siguruar që muzika e tij të përdoret dhe promovohet në mënyrë dinjitoze. Kompania e njohur suedeze Pophouse u krijua nga ylli i grupit ABBA, Bjorn Ulvaeus në vitin 2014.

29 Shtator 2022, 21:45 Nga s.s
Pas vdekjes së tij, familja e Dj të famshëm Aviccit shet të
Dj Avicii

SHBA- Familja e artistit të ndjerë, Dj Avicii ka shitur 75% të inicizimeve dhe publikimeve të tij, kompanisë së njohur suedeze, Pophouse, duke ruajtur vetem 25% të të drejtave të tij të mbetura, për të siguruar që muzika e tij të përdoret dhe promovohet në mënyrë dinjitoze. Kompania e njohur suedeze Pophouse u krijua nga ylli i grupit ABBA, Bjorn Ulvaeus në vitin 2014.

Pas vdekjes së Avicit, prindërit e tij kanë menaxhuar pasurinë e tij. Ata kanë organizuar një koncert dhe kanë hapur një muze në Stockholm në fillim të këtij viti, raporton outlookindia

Sipas prindërve të Avicit, Marrëveshja me kompanin e njohur, Pophause do të sjellë muzikën e Avicii-t në audiencën më të gjerë të mundshme dhe do ti lejojë prindërit e këtij  te fundit, të fokusohen tek fondacioni ‘Tim Bergling’, që ata krijuan pas ndarjes nga jeta të djalit të tyre.

Gjatë një deklarate babai i tij , Klas Bergling u shpreh se shitja e shumicës së aksioneve do ti ndihmonte ata për të siguruar financa afatgjatë në fondacionin “Tim Bergling”.

Avicii lindi në vitin 1989 dhe ishte i njohur për krijimtarinë e tij artistike që nisi nga dhoma e tij deri në studiot më të njohura botërore duke mbërritur në skenat më të mëdha në botë. Ai u vetëvra në vitin 2018 në moshën 28 vjeçare, i cili u bë i njohur në vitin 2011 me këngën e tij të nominuar për Grammy 'Levels' dhe vitin e ardhshëm u rendit si DJ nr. 1 në botë nga DJ Magazine.




avicii dj

Sondazh

Poll