Bota

Tërheqja ruse vazhdon - ukrainasit rimarrin të gjithë Kupiansk

Ushtarët ukrainas dëbuan ushtarët rusë në bregun lindor të lumit Oskil.

29 Shtator 2022, 20:11 Nga k.m.
Tërheqja ruse vazhdon - ukrainasit rimarrin të gjithë Kupiansk
Foto ilustruese

UKRAINË- Forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit verilindor të Kupyansk, duke dëbuar ushtarët rusë nga pozicionet e tyre në bregun lindor të lumit Oskil.

Një pjesë e madhe e këtij qyteti – një qendër e rëndësishme hekurudhore – u rimor në fillim të shtatorit, në kundërofensivën e nisur nga Kievi në rajonin e Kharkiv. Por forcat ruse mbetën ende në bregun e kundërt të lumit dhe vazhduan përleshjet, ndërsa civilët u përpoqën të arratiseshin duke kaluar në anën ukrainase të qytetit.

Më herët gjatë ditës së sotme, zjarrfikësit dhe vullnetarët ukrainas transportuan një dërgesë të parë të ndihmave humanitare në një urë këmbësorësh të paprekur që lidh dy brigjet e lumit.

"Kjo është shpërndarja e parë e ndihmës humanitare për palën tjetër,"-tha komandanti ushtarak i Kupyansk, Andrii Kanaçeviç. U shpërndanë 2000 racione ushqimore, të dhuruara nga qeveria britanike.

Në zonën industriale Kupyansk-Vuzlovii, 5 kilometra në jug, banorët thanë se rusët ishin larguar të martën.

kupiansk lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll