Bota

Mobilizimi i Putinit, eksperti i sigurisë: Me rezervistët po infiltrohen dhe agjentët e FSB

Me anë të një postimi në Facebook, Musliu shkruan se një tentativë e tillë ka ndodhur edhe me agjentët e Asadit gjatë luftës civile në Siri.

29 Shtator 2022, 19:49 Nga I.A
Mobilizimi i Putinit, eksperti i sigurisë: Me rezervistët po
Agim Musliu

KOSOVË- Eksperti i sigurisë në Kosovë, Agim Musliu, ka hedhur dyshime se Kremlini po infiltron agjentë të FSB-së së bashku me rezervistët që po i ikin mobilizimit ushtarak. Me anë të një postimi në Facebook, Musliu shkruan se një tentativë e tillë ka ndodhur edhe me agjentët e Asadit gjatë luftës civile në Siri. Po ashtu ai ka theksuar se  Putin po kërcënon vazhdimisht me luftë nukleare për të frikësuar NATO-n dhe ShBA-në me aleatë, në mënyrë që ta arrijë cakun e vet.

Postimi i Plotë:

LUFTA E HIBRIDE E PUTIN VAZHDON HESHTAZI Urdhri i Putinit per mobilizim te 300,000 ushtareve shtese ne Rusi u prit me miratim nga klika e ushtrise e FSB dhe nga perkrahesit e tij. Oligarket ne gjysme heshtje pranuan te japin para ose do t'iu pritej koka. Nje pjese e popullit organizoi protesta qe u shtypen me shume dhune, kurse pasoi burgosja. Ne fakt Putin nuk e qan koken as per 1.000.000 njerez t'i dergoje ne front me Ukraine, ku organizoi "referendum", ne te cilin as vet ruset nuk besojne. Perendimi e hodhi poshte si te tille e as rezultatin s'e njohi. Ne nderkohe Putin kercenon vazhdimisht me lufte nukleare per te friksuar NATO-n dhe SHBA me aleat, ne menyre qe ta arrije cakun e vet. Pergjegjjen e mori nga Presidenti i SHBA z. Biden si dhe nga Sekretari i perhjithshem i NATO-s, z. Stoltenberg. Ben shantazhe dhe presione nepermjet diverzioneve “Nord Stream”, pastaj marreveshje me Serbine etj. Mendoj une qe Perendimi ende nuk e ka reagimin e duhur ne kundermasa, kurse momentin e reagimit e ka paksa te vonuar. Te kthehemi tek ajo pjese e ruseve qe po ikin nga Rusia… paguajne para te majme per bilete avioni, strehim etj. Ku shkojne kta?! E dime qe FSB e GRU kane baza dhe rrjete te spiuneve dhe ish oficereve ne terere globin?! E kam poenten tek momenti kur me ndihmen e Asad i manipuloi Bashkimin Evropian e me gjere duke i debuar qindra-mijera njerz, e ne mes tyre dhe agjentet e Asad e FSB me emocion njezor te”refugjateve”, te cilet ikin nga terrorri etj. A mos eshte edhe ky marifeti i njejet?! Nese eshte, duhet sa me shpejte te verifikohet nga te gjithe dhe te ndermiren masa per parandalim. Na mbetet te shohim sa eshte vetedijesuar Perendimi ndaj luftes hibride ruse?!

agim musliu lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll