Bota

KRIZA/ Spanja prezanton paketën e radhës; ulet tatimi mbi të ardhurat për shtresat e mesme

Kush do të përfitojë vitin e ardhshëm nga kjo masë fiskale?

29 Shtator 2022, 19:50 Nga k.m.

 

KRIZA/ Spanja prezanton paketën e radhës; ulet tatimi mbi të
Foto ilustruese

 

MADRID- Qeveria e Spanjës njoftoi sot një ulje të tatimit mbi të ardhurat për klasën e mesme dhe pagat e ulëta për të kompensuar ndikimin e inflacionit në fuqinë blerëse. Nisma kaloi edhe pse pati përplasje me opozitën. Nga viti i ardhshëm nga kjo masë fiskale do të përfitojnë ata me pagë vjetore nën 21 mijë euro, pra një në dy tatimpagues. Sqarimet i dha ministrja e Buxhetit Maria, Jesus Montero, e cila tha se kostoja është vlerësuar në 1.9 miliardë euro.

Qeveria konfirmoi gjithashtu vendosjen e një takse të përkohshme mbi taksapaguesit më të pasur për të financuar masat që janë ndërmarrë për të zbutur ndikimin e rritjes së inflacionit.

Taksa do të hyjë në fuqi në 2023 dhe 2024, do të prekë njerëzit, vlera neto e të cilëve kalon 3 milionë euro, pra 0.1% e taksapaguesve. Këto ulje taksash, kryesisht në rajonin e Andaluzisë ku po rishikohet ajo e pronës janë kritikuar nga e majta, e cila ka denoncuar një politikë “dumpingu fiskal”, që prish ekuilibrin mes rajoneve në një kohë kur Spanja po përballet me shumë shpenzime.

E përballur me inflacionin galopant, i cili u ngadalësua në 9% në shtator, Spanja muajt e fundit ka shumëfishuar masat për të mbështetur fuqinë blerëse të familjeve, duke subvencionuar karburantin, biletën e transportit publik, ndërsa kanë rritur edhe pensionet. Shuma totale e këtyre paketa u vlerësua nga Sanchez të jetë afër 30 milionë euro, ekuivalente me 2.3% të PBB-së së vendit.

kriza prej luftes spanje

Sondazh

Poll