Bota

Mali i Zi shpall non-grata gjashtë diplomatë rusë

Ky vendim vjen pas aksionit të ndërmarrë sot nga Policia dhe Inteligjenca malazeze në bashkëpunim me partnerët e huaj. Aksioni çoi në pranga dhjetëra persona që dyshohet se kishin lidhje me spiunazhin rus, mes tyre dhe një ish-zëdhënës i ministrisë së Jashtme.

29 Shtator 2022, 19:40 Nga e.k
Mali i Zi shpall non-grata gjashtë diplomatë rusë
Ambasada ruse, Mali i Zi

MALI I ZI- Gjashtë diplomatë ruse janë shpallur non-grata nga Mali i Zi ditën e sotme.

Departamenti deklaroi në Twitter se vendimi është marrë për shkak të aktiviteteve që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Marrëdhëniet e Respektit dhe Respektit të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve.

 

Ky vendim vjen pas aksionit të ndërmarrë sot nga Policia dhe Inteligjenca malazeze në bashkëpunim me partnerët e huaj. Aksioni çoi në pranga dhjetëra persona që dyshohet se kishin lidhje me spiunazhin rus, mes tyre dhe një ish-zëdhënës i ministrisë së Jashtme.

Ky aksion i gjerë i forcave të rendit dhe strukturave të Inteligjences malazeze dhe jo vetëm, duke marrë parasysh se kryeministri në detyrë i Malit të Zi u shpreh se ka pasur ndihmë dhe nga partnerët vjen në një kohë kur Mali i Zi është gjendur nën sulmet kibernetike. I pyetur nga gazeatrët në lidhje me sulmet, Abazoviç nuk dha detaje të tjera vetëm pohoi se Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet për të diskutuar këtë çështje. Duke qenë se ky operacion i gjërë sa i përket shkallës së përfshirjes së institucioneve të ndryshme po kryehet nën masa të rrepta sa i përket sekretit hetimor dhe fakti së mes të arrestuarve ka dhe shtetas rus dhe punonjës të administratës në institucione kyç të vendit të çojnë tek "dosja hakera" që kryeministri nuk e përmendi drejtpërdrejt por la të kuptohet se operacioni i sotëm ka lidhje me sulmet në rrjet. Mali i Zi ashtu si dhe Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e Veriut kohët e fundit ka qenë nën "shënjestrën e hakerave" rusë dhe jo vetëm.

mali i zi

Sondazh

Poll