Bota

VIDEO/ Protesta kundër mobilizimit në Rusi, policia nuk kursen forcën dhe ndaj grave. i tërheq zvarrë dhe i arreston

Tashmë po publikohen pamje të shumta se si po keqtrajtohen qytetarët që po kundërshtojnë mobilizimin për të luftuar në Ukrainë.

29 Shtator 2022, 19:14 Nga e.k
VIDEO/ Protesta kundër mobilizimit në Rusi, policia nuk kursen
Policia i merr me forcë gratë që protestojnë për t'i dërguar në Komisariat

RUSI- Rusia po vazhdon me mobilizim e pjesshëm të rezervistëve pas humbjeve të njëpasnjëshme në Ukrainë. Po jo çdo gjë po shkon në rregull pasi që shumë rusë po refuzojnë thirrjen e presidentit Vladimir Putin dhe masivisht po braktisin vendin.

Tashmë po publikohen pamje të shumta se si po keqtrajtohen qytetarët që po kundërshtojnë mobilizimin për të luftuar në Ukrainë.

Në qytetin e Tuvas u zhvillua një tubim kundër mobilizimit, e cila u shpërnda brutalisht prej forcave policore.

Autoritetet policore thanë se “mobilizimi i pjesshëm” po shkon mirë në vendlindjen e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, por që videot filmike tregojnë diçka ndryshe.

Putin ka kërkuar që të mobilizohen 300 mijë pjesëtarë rezervë pas dështimit të pushtimit të Ukrainës.

lufta ne ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll