Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali, vdesin dy shqiptarë (EMRAT)

18 Gusht 2019, 16:47 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Itali, vdesin dy shqiptarë (EMRAT)

ITALI- Dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur në një aksident automobilistik në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se aksidenti i rëndë ka ndodhur në Bolonja dhe sot janë identifikuar viktimat.

Sipas Il Resto Del Carlino, viktimat janë identifikuar si Antonin Hasdukaj 28 vjeç, banues në Imola dhe Suzana Gojcaj, 38 vjeçe.

Makina me të cilën po udhëtonin shqiptarët është përfshirë në një përplasje të fortë në autostradën numër 14 në Imola dhe për pasojë ata kanë humbur jetën.

Mediat në vend shtojnë se 38-vjeçarja shqiptare Suzana Gojcaj që humbi jetën në këtë aksident jetonte prej 15 vitesh në Itali.

Ajo kishte krijuar familje në vendin fqinj dhe ka lënë pas tre vajza dhe bashkëshortin, gjë që e bën me tragjike këtë ngjarje.

Nga aksidenti ka pasur dhe të plagosur që udhëtonin në makinën tjetër, e cila u përplas me automjetin që udhëtonin shqiptaret. Ende nuk janë bërë të ditur shkaqet e aksidentit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne itali antonin hasdukaj dy shqiptare suzana gojcaj vdesin aksident ne itali antonin hasdukaj dy shqiptare suzana gojcaj vdesin

Sondazh

Poll