Aktualitet

Zbulohet versioni ri, kreu i Bashkisë Himarë: Ja pse nisi sherri i Kokëdhimës me turistët

19 Gusht 2019, 06:22 Nga DOSJA
Zbulohet versioni ri, kreu i Bashkisë Himarë: Ja pse nisi sherri i

HIMARË- Kur kanë kaluar më shumë se 3 ditë nga sherri i Mihal Kokëdhimës me një grup turistës spanjollë, ende nuk është një version i qartë i ngjarjes.

Kokëdhima dje para gjykatës së Vlorës tha se ai nuk kishte bërë asgjë, por kanë qenë turistët ata që e kanë sharë dhe efneduar. Pavërësisht kësaj ai do të qëndrojë në burg, pasi togat e zeza vendosën masën e sigurisë “arrest me burg” kundër tij.

Por dje në një reagim për BIRN, kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka dhënë një version të ri për shkakkun e sherrit që u bë viral.

Goro tha se konflikti ka nisur pasi turistët kanë hyrë në lokalin e Kokëdhimës. Sipas Goros ata fillimisht kanë porositur peshk për 7 persona, më pas kanë gjykuar se ishte shumë ushqim duke thënë se do të ishte e mjaftueshme një sasi për 5 persona. Ka qenë ky momenti kur Kokëdhima i është afruar tavolinës së turistëve me kërcënime dhe kanosje. Videot e tjera të konfliktit janë administruar nga autoritetet.

Kokëdhima u arrestua të shtunën pasi video e konfrontimit të ti me turistët spanjollë provokoi debate të ashpra në Shqipëri. Grupi i turistëve spanjollë u takua dhe me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili e cilësoi sjelljen e Kokëdhimës si jo përfaqësuese të traditës shqiptare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jorgo goro mihal kokedhima rrihen turistet spanjolle ne porto palermo turizmi ne shqiperi jorgo goro mihal kokedhima rrihen turistet spanjolle ne porto palermo turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll