Aktualitet

“Më duhen para për të mbajtur familjen”, shqiptari i armatosur terrorizon shitësen në Greqi (VD)

19 Gusht 2019, 07:23 Nga DOSJA
“Më duhen para për të mbajtur familjen”, shqiptari i

GREQI- Një shqiptar që banon në Greqi është arrestuar nga policia, pasi u kap pas një grabitje që kishte bërë në Athinë.

Mediat greke kanë publikaur dhe videon e grabitjes së dyqanit, ku shihet autori që është i armatosur me pistoletë, më kapuç në kokë dhe me doreza.

Shqiptari ka hyrë i qetë në lokal dhe nën kërcënimin e armës i kërkon punonjëses t’i japë të gjitha paratë. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari gjatë grabitjes ka thënë: “Më duhen para për të mbajtur familjen”.

Siç duket dhe nga pamjet në dyqan janë vetëm dy klientë dhe punonjësja, të cilët autori i kërcënon me pistoletë.

Grabitja ka ndodhur në Gerakas të Athinës dhe shqiptarit i është dashur vetëm 1 minutë kohë nga momenti i hyrjes në dyqan.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari grabitja ne athine grabitja ne greqi shqiptari kercenon shitesen me arme arrestohet shqiptari grabitja ne athine grabitja ne greqi shqiptari kercenon shitesen me arme

Sondazh

Poll