Aktualitet

EMRI/ Transportonte emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 18-vjeçari në Pogradec

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe në kryqëzimin e fshatit Lin është përplasur me trafikndarësen. Më pas, për të shmangur kapjen nga Policia, ka braktisur automjetin dhe është larguar.

29 Shtator 2022, 16:07 Nga e.k
EMRI/ Transportonte emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind
Foto ilustruese

POGRADEC- Kleon Musta ka rënë në prangat e policisë pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndalur automjetin me emigrantë të paligjshëm. Bashkë me Mustën i shpallur në kërkim ka qenë një 19-vjeçar i identifikuar me iniciale A.E., i cili u kishte premtuar emigrantëve transportim drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës 200 euro.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe në kryqëzimin e fshatit Lin është përplasur me trafikndarësen. Më pas, për të shmangur kapjen nga Policia, ka braktisur automjetin dhe është larguar.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 18-vjeçarit të identifikuar me inicialet A. E. dhe personave të tjerë të implikuar në këtë rast. 

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

pogradec policia e pogradecit kleon musta

Sondazh

Poll