Bota

U gjet e vdekur disa ditë më parë/ Arrestohet në Zvicër burri i Shqiponja Isufit, dyshohet se është autori i vrasjes

Për vrasjen e Isufit është arrestuar bashkëshorti i saj. Ai është me prejardhje nga Maqedonia por i pajisur dhe me dokumente zviceriane pasi jeton prej vitesh atje.

29 Shtator 2022, 16:13 Nga e.k
U gjet e vdekur disa ditë më parë/ Arrestohet në Zvicër
Shqiponja Isufi

ZVICËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 40-vjeçares Shqiponja Isufi në Zvicër. Ajo u gjet e vdekur në banesën e saj në Bergdietikon AG. Shqiponja Isufi, nënë e dy fëmijëve, doktore e ekonomisë dhe pedagoge në Universitetin e St. Gallenit.

Për vrasjen e Isufit është arrestuar bashkëshorti i saj. Ai është me prejardhje nga Maqedonia por i pajisur dhe me dokumente zviceriane pasi jeton prej vitesh atje.

Sipas Policisë kantonale të Aargaut, qendra e thirrjeve emergjente kishte marrë një raport të dielën në mëngjes se një grua në Bergdietikon ishte mbyllur në banjën e saj dhe nuk u përgjigjej thirrjeve të anëtarëve të familjes, transmeton albinfo.ch. Punonjësit e Policisë që mbërritën shpejt thyen derën me shpejtësi, por fatkeqësisht e gjetën 40 vjeçaren të vdekur.

Prokuroria Publike ka hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar paraburgim në Gjykatën e Masave të Detyrueshme. Megjithatë, vlen prezumimi i pafajësisë. Rrethanat e sakta dhe prapavija janë ende të paqarta. Ato janë objekt i hetimeve në vazhdim. 

Vdekja e hershme e Shqiponja Isufit ka tronditur komunitetin shqiptar të Zvicrës. Ajo ka qenë shumë e njohur dhe e vlerësuar për shembullin që ka dhënë në këtë komunitet me arritjet e saj në shkollim dhe në shkencë. Për këtë shkruajnë edhe mediat zvicerane që njoftojnë vdekjen e saj, shkruan albinfo.ch. Kështu, Tages Anzeiger, veç tjerash shkruan:

“Bëhet fjalë për Shqiponja Isufin, e cila tashmë është portretizuar si një “kosovare model” në gazeta si “Magazin” e “Tages-Anzeiger” apo “NZZ Folio”.

Ajo ishte e njohur jo vetëm në diasporë, por edhe në Kosovë, për këtë arsye media të ndryshme raportuan për vdekjen e saj. Vetëm dy vjet më parë, Isufi në Ditën e Biznesit të Lihtenshtajnit thoshte:

“Prapa çdo gruaje të fortë qëndron një familje edhe më e fortë!”

Ajo lavdëronte bashkëshortin e saj që ishte kujdesur për dy djemtë e tyre gjatë bllokimit për shkak të pandemisë, kur ishin mbyllur shkollat​, në mënyrë që ajo të mund të vazhdonte të punonte.

shqiponja isufi

Sondazh

Poll