Bota

Tronditëse në Irlandë, 8-vjeçarja nga Ukraina qëllohet 75 herë me thikë

Nëna e saj, 46 vjeçe, u gjet po ashtu pa ndjenja në vendngjarje.

29 Shtator 2022, 11:22 Nga A.B
Tronditëse në Irlandë, 8-vjeçarja nga Ukraina
Vendi i ngjarjes

IRLANDË- Një 8-vjeçare nga Ukaina është gjetur e plagosur me thikë në Irlandë. 'Mirror.co.uk' raporton se ndaj vajzës është qëlluar 75 herë me thikë në qafë dhe në trup.

Vajza tetë vjeçare, mbërriti në Irlandë nga Ukraina. Nëna e saj, 46 vjeçe, u gjet po ashtu pa ndjenja në vendngjarje. Mjekët zbuluan se tetë vjeçarja është në një gjendje kritike në Spitalin e Fëmijëve Crumlin.

Nëna e fëmijës ndodhet në spitalin universitar Limerick dhe gjithashtu është në gjendje kritike.

Mjekët janë në pritje të rezultateve të një raporti toksikologjik me shpresën për të zbuluar shkakun e plagosjes të saj.

vritet 8-vjecarja ne irlande irlande

Sondazh

Poll