Bota

Familja po e kërkonte, 21-vjeçarja nga Prizreni: U largova me dëshirë, po bashkëjetoja me një person

Ajo ka treguar se është larguar me dëshirë nga banesa për të bashkëjetuar me një person.

29 Shtator 2022, 13:07 Nga A..B
Familja po e kërkonte, 21-vjeçarja nga Prizreni: U largova me
Foto ilustruese

KOSOVË- Policia ka zbuluar vendndodhjen e 21-vjeçares nga Prizreni e cila ishte shpallur në kërkim nga familjarët e saj. Vajza e cila po kërkohej prej disa ditësh, ka dhënë dëshminë e saj në polici. Ajo ka treguar se është larguar me dëshirë nga banesa për të bashkëjetuar me një person.

“Në bashkëpunim me njësitë e Sektorit Rajonal të Hetimeve – Gjakovë, viktima e rastit është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, ku është bërë intervistimi i saj në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.Pas intervistimit të bërë, viktima e rastit A. R. ka pohuar se është larguar nga shtëpia me vetëdëshirë, për të bashkëjetuar me një person”, njofton policia.

zhduket 21-vjecarja ne kosove

Sondazh

Poll