Bota

Operacioni në Mal të Zi/ Dhjetëra të arrestuar për spiunim, mes tyre shtetas malazezë dhe rusë

Sipas të dhënëve të deri tanishme, një nga personat e arrestua ka punuar për shërbimin rus për më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një grupi më të gjerë, anëtarët e të cilit njihen nga ANB. Dyshohet se bëhet fjalë për një punonjës të administratës shtetërore.

29 Shtator 2022, 14:12 Nga e.k
Operacioni në Mal të Zi/ Dhjetëra të arrestuar për
Foto ilustruese

MALI I ZI- Dhjetëra persona kanë rënë pranagt e Policisë në Malin e Zi pasi akuzohen për spiunazh. Sipas mediave vendase mes të arrestuarëve ështrë dhe  Radomir Sekuloviç, një ish-zëdhënës i ministrisë së Jashtme.

Sipas të dhënëve të deri tanishme, një nga personat e arrestua ka punuar për shërbimin rus për më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një grupi më të gjerë, anëtarët e të cilit njihen nga ANB. Dyshohet se bëhet fjalë për një punonjës të administratës shtetërore.

Lajmi është konfirmuar dhe nga prokurori special Vukas Radonjiç.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe me urdhër të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, policia po kontrollon banesat dhe hapësirat e tjera të disa qytetarëve, për shkak të dyshimit të bazuar se janë kryer veprat penale: krijim i organizatës kriminale dhe spiunazh. Deri më tash nuk është arrestuar askush”, tha Radonjiq.

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e mirëpriti veprimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit, duke thënë se “bëhet fjalë për një aksion ndërkombëtar”.

Sipas tij, ai po realizohet me partnerët e Malit të Zi dhe ka qëllim “ruajtjen e interesave kombëtare”.

Më herët, e përditshmja malazeze, Vijesti, duke cituar të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB), njoftoi se në Podgoricë janë arrestuar disa shtetas malazezë, nën dyshimin se punonin për shërbimin inteligjent rus.

“Një nga personat e arrestuar, sipas të dhënave të ANB-së, ka punuar për shërbimin rus për më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një grupi më të gjerë, anëtarët e të cilit njihen nga ANB-ja”, raportoi Vijesti.

Duke u thirrur në një burim të paidentifikuar, Vijesti po ashtu shkroi se aksioni i ANB-së dhe Prokurorisë Speciale “është vetëm fillimi i aktiviteteve për zbulimin e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja inteligjente”.

mali i zi

Sondazh

Poll